Koktej molotovi në kufirin Turqi-Greqi, migrantët tentuan të thyejnë gardhin
Koktej molotovi edhe një herë u përdorën ndaj migrantëve në kufirin me Turqinë...

Koktej molotovi edhe një herë u përdorën ndaj migrantëve në kufirin me Turqinë, të cilët kanë tentuar me dhunë të prishin gardhin dhe të kalojnë kufirin.
Policia greke ka përdorur lotsjellës dhe topa uji për ti qetësuar migrantët dhe për t’i shuar zjarret. Incidentet u bënë të shpeshta gjatë dy javëve të fundit edhe në vendkalimin kufitar Kastijans-Pazarkula.
Një numër i madh migrantësh supozohet se kanë kaluar kufirin me Greqinë nëpër det. Anije me 75 persona ka zbarkuar në ishullin Lesbos, ka kumtuar televizioni shtetëror grek, ERT.
Migrantët kanë arritur të kalojnë detin menjëherë pasi presidenti turk Erdogan në fillim të këtij muaji ka urdhëruar rojeve bregdetare ti ndalojë migrantët që të udhëtojnë nëpër det.
Zëdhënësi i qeverisë greke ka deklaruar se Turqia qëllimisht po i shfrytëzon migrantët në formë presioni për t’i realizuar kërkesat e saj nga ana e BE-së.
Migrantët janë drejtuar nga zona kufitare me shpresë se do të arrijnë në vendet europiane pas deklaratës së Turqisë më 27 shkurt se kufijtë janë të hapura për të kaluar dhe askush nuk mund t’i ndalojë.
