Maqedoni

VMRO-DPMNE: KE ia prishi skenarët LSDM-së

08.10.2014 18:25

VMRO-DPMNE nuk ka komentuar shumë raportin sot por është shprehur e lumtur se marrja e rekomandimit të 6 për Maqedoninë prishi “skenarët” e LSDM-s...

VMRO-DPMNE nuk ka komentuar shumë raportin sot por  është shprehur e lumtur se marrja e rekomandimit të 6  për Maqedoninë prishi “skenarët” e LSDM-së e cila, sipas VMRO-së dëshironte që vendi të mos marrë  rekomandimin për fillimin e negociatave. 

Për fat të mirë, nuk u realizuan skenarët për të cilat udhëheqësia kaotike e LSDM-së shpresonte dhe punonte. Nuk u realizua dëshira që Maqedonia të mos e marrë rekomandimin për fillimin e negociatave. Është e pritshme që nga kjo udhëheqësi kaotike e LSDM-së, që me nënçmime ndaj shtetit të tyre të vijnë në pushtet, ndërsa për atë të mos duhet të votojnë qytetarët. Të gjithë ata që punuan në mundësinë që Maqedonia të mos marrë rekomandim sot janë dëshpëruar dhe përpiqen ta zvogëlojnë rëndësinë e këtij rekomandimi, por nuk mund të largojnë turpin nga vetvetja se punonin kundër interesave të gjithë qytetarëve dhe të gjithë Republikës së Maqedonisë. 

MEFAIL ISMAILI