Maqedoni
Gjendja e krizës në Dibër dhe Qendër Zhupë, Spasovski: Janë përgaditur të gjitha aktivitetet
14.03.2020 12:20
Gajtë ditës së djeshme u regjistruan 4 raste të reja me virusin korona me çka numri i përgjithshëm i të prekurve shkon në 13 persona...

Katër pacientët e ri të infektuar janë me fotografi të lehtë klinike ndërsa të tjerët janë në gjendje satabile përveç pacientes nga çifti bashkëshortor nga Dibra, të cilës i është përkeqësuar gjendja dhe nëse ka nevojë do të kyçet në aparat për ventilim.
Duke pasur parasysh se rastet e reja të virusit janë nga këto zona, qeveria shpalli gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës. Kryemisnitri Teknik Oliver Spasovski tha se gjendja e jashtëzakonshme në këto dy komuna natën e kaluar dhe në orët e paraditës u implementua pa probleme të theksuara.
