Botë

Kosova mbyll kufijt, lejohen hyrja vetëm për shtetasit kosovar

14.03.2020 12:42

Konform vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë...

Konform vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë, pas konfirmimit të dy rasteve pozitive me virusin korona, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se ka filluar zbatimin e vendimit për mbylljen e kufijve për shtetasit e huajë, të cilët duan të hyjnë në Kosovë.
 
Kjo nënkupton edhe mbylljen e tre vendkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Qendra Kombëtare e Kososëvës për Menaxhimin Kufitar njofton se mbyllja e kufirit nuk vlen për qytetarët kosovarë. Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes pikave kufitare do t’i nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetëizolohen për 14 ditë.
 
“Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.