Botë

Trump shpall virusin Korona emergjencë kombëtare

14.03.2020 13:30

Presidenti Donald Trump njoftoi shpalljen e pandemisë së virusit korona një emergjencë kombëtare....

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti tha: Po shpall zyrtarisht gjendjen e emergjencës kombëtare dhe shtoi se emergjenca do të verë në dispozicion 50 miliardë dollarë për qeveritë e shteteve dhe ato lokale për t’iu përgjigjur koronavirusit. Presidenti Trump tha se ai po jepte sekretarit të Shëndetësisë Aleks Azar kompetencat e emergjencës që do të shmangnin disa rregullore dhe ligje federale për t’u dhënë mjekëve dhe spitaleve “elasticitet” në trajtimin e pacientëve.
 
Presidenti Trump i bëri komentet ndërsa bisedimet vazhdojnë midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit për miratimin e një pakete financiare. Disa shtete amerikane kanë deklaruar gjendjen e emergjencës për koronavirusin, përfshirë Nju Jorkun.