Maqedoni
Spasovski: Deri më 22 mars aktivitetet parazgjedhore në moratorium
14.03.2020 14:00
Deri më 22 mars do të ketë moratorium për të gjitha aktivitetet politike për zgjedhjet parlamentare...

Deri më 22 mars do të ketë moratorium për të gjitha aktivitetet politike për zgjedhjet parlamentare, të 12 Prillit, bëri të ditur Kryeministri Oliver Spasovski. Për këtë është rëndë dakord pasi kryemisnitri Spasovski ka biseduar me drejtuesit e partive politike.
"Kam komunikuar me të gjithë kryetarët e partive dhe më njoftuan se të gjitha aktivitetet e partive politike janë futur në moratoriume, dhe ky është një mesazh i mirë se për të gjithë ne shëndeti është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Do të zgjasë deri më 22 mars."- tha Oliver Spasovski, Kryeminsitër i RMV-së.
Spasovski: Bashkësitë fetare të dalin me apel të përbashkët
Siç bëri të ditur Spasovski për këtë ka biseduar me liderët e LSDM-së Zoran Zaev, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, BDI Ali Ahmeti, Aleancën e Shqiptarëve Zidan Sela, dhe kreun e Lëvizjes Besa, Bilal Kasamin. Shpallen e moratoriumit për aktivitetet politike e kanë konfirmuar edhe shtabet zgjedhore të partive poolitiuke. Lidhur me respektimine masave të qeverisë Spasovski ka biseduar edhe me krerët e bashkësive fetare të cilët janë shprehur të gatshëm ti respektojnë rekomandimet.
"Mendoj të organizohet edhe një takim i përbashkët në të cilin do të bisedohej dhe do të bëhet një apel deri te besimtarët në vend."- tha Spasovski.
Edhe kasha ortodokse edhe kasha katolike edhe bashkësia islame tanimë kanë dalur me apelet e tyre tha kryemisnitri sipas të cilit apelet duhet të jenë edhe më të fuqishëm dhe më të qartë.
SEDAT SELIMI
