Botë

Tre të infektuar me Kovid 19 në Kosovë, mbyllen të gjitha vendkalimet kufitare

14.03.2020 15:47

Ka arritur në tre numri i pacientëve të infektuar me koronavirus në Kosovë....

Dy pacientët e konfirmuar të premten, janë një 77 vjeç dhe një 20 vjeçe, ndërsa pacienti i tretë që u diganosifikua sot është një 39 vjeçar. Ministri i Shëndetetësisë, Arben Vitia iu bëri thirrje qytetarëve që ti zbatojnë me përpikmëri rekomendimet e dhëna.
 
“Me keqardhje dua tiu njoftoj se kemi një rast të ri pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për një të afërm të pacientit nga Stublla e Vitisë, që u diagnostifikua dje me coronavirus. Të dashur qytetarë, ju lutem që të zbatoni me përpikëri të gjitha rekomandimet që dalin nga institucionet tona për të mbrojtur shëndetin tuaj.”- tha Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë së Kosovës.
 
Pas këtyre rasteve, komuna e Klinës dhe Vitisë prej ku janë të infektuarit janë në karantinë. Për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka vendosur të mbyll të gjithë lokalet, qendrat tregtare por edhe kufijtë përfshirë tre vendkalimet kufitare me Maqedoninë.
 
Vendalimi kufitar Bllacë që çon drejt Kosovës tashmë është I mbyllur. Ky vendim drastik i Qeverisë së Kosovës ka ardhur pasi pasidën e  së premtes u regjistuan edhe rastet e para me COVID19.
 
Sipas vendimit të Qeverisë, shtetasit e Kosovës do të mund të hyjnë në vend e tyre, por ata do t’iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe do të vetizolohen për 14 ditë. Po ashtu është pezulluar edhe transporti ndërurban dhe ndërkombëtar. 
 
ZEKIRJA MEXHITI