Ekonomi
Virusi Korona, kompanitë marrin masa mbrojtëse
14.03.2020 16:50
Masat dhe apelet e Qeverisë për mbrojtje nga virusi korona po i zbaton edhe sektori privat...

Kompania vendore Dauti Komerc e cila punon në industrinë ushqimore po menaxhon situatën për tu mbrojtur nga virusi duke bërë dezinfektim e gjithë objektit ku kryen veprimatrinë e saj ndërsa punëtorët i ka pajisur me maska mbrojtëse.
"Ne si kompani I kemi marë të gjitha masat e duhura dhe respektojmë apelet e qeverisë së RMV-së. Kemi furnizuar të gjithë të punësuarit me maska mbrojtëse në të gjitha objektet e kompanisë tonë gjithashtu kishim edhe kompaninë e cila bëri dezinfektimin e objekteve."- tha Afrim Krosi, menaxher.
Të punësuarit thonë se i kushtojnë vemendje maksimale higjines gjatë procesit të punës, edhe pse në fillim e kishin problem për t’ju pështatur maskave gjatë punës por tanimë janë adaptuar. Të njejtin veprim rekomandohet ta bëjnë edhe kompanitë tjera të sektorit privat.
"Për momentin përdorim dorezat dhe maskat për t’iu përshtatur virusit. Ne cdo gjysëm ore, një ose dy bëjmë edhe larjen e duarve. Në fillim e kishim problem për tu përshtatur maskave por pastaj jemi adaptuar dhe gjithqka shkon sipas rregullave."...
"I kushtojmë vëmendje maksimale, për arsye së është me të vërtetë situatë për tu shqetsuar pasi ka kapluar cdo shtet. Në fillim kishim pengesa me maskat dhe dorezat por tani jemi adaptuar dhe e praktikojmë çdo ditë."...
"I kushtojmë vëmendje këtij virusi që është përhapur dhe para se t’ia fillojmë punës I dezinfktojmë duart, vnëdojmë maska dhe doreza dhe ia fillojmë I punës."...
"Higjiena personale është diqka që duhet patjetër të mbahet duhet gjithsesi duhet që të lahen duart dhe fytyra."- thanë të punësuarit.
Nga kjo kompani na thanë se si pasojë e virusit është rritur kërkesa për blejren e mallrave ndërsa sa i përket furnizimit tani për tani nuk ka pengesa por pritet të vështirsohet importi nga Italia.
"Si pasojë e ketij virusi është rritur edhe kërkesa për mallra, ndërsa sa I përket për furnizim për momentin nuk kemi hasur ndojë pengesë por presim që situatë të vështirsohet situate me importin e mallrave nga shteti i Italisë."- tha Afrim Krosi, menaxher.
Spasovski: Do të ndihmohen sektorët që pësojnë humbje
Kryeministri teknik Oliver Spasovski thot se mjetë në buxhet ka dhe nuk përjashton mundësinë që të ndihmohen kompanitë apo sektorët që do të pësojnë humbje.
“Është e saktë se kemi në dispozicion mjete financiare në Buxhet, prandaj edhe kemi thënë se jemi likuidë. Në momentin kur do të vlerësohet se duhet një kategorie të caktuar të ekonomistëve t’u ndihmohet dhe t’u ofrohet ndihmë, këtë do ta bëjmë."- tha Oliver Spasovski, kryemisnitër.
Po shqyrtohet edhe ideja që nëpërmjet Bankës Zhvillimore të RMV-së të ju vihet në dispozicion 5 milion euro kompanive si një nga masat e shpejta për menaxhim të krizës nga virusi.
GAZMEND KURTISHI
