Botë
Shqipëri, rritet në 38 numri i të prekurve
14.03.2020 17:32
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistrua 5 raste të reja me COVID 19...
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistrua 5 raste të reja me COVID 19 duke e çuar në 38 numrin e përgjithshëm të personave të prekur. Janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste. Nga rastet e konfirmuara positive pjesa më e madhe janë në Tiranë 22 raste, në Durrës dhe Fier nga nga 5 raste dhe në Lushnje, Elbasan, Rrogozhinë ka nga 2 raste.
"Sot kemi 38 persona të identifikuar pozitiv, prej të cilëve 12 janë të shtruar në spital, dy prej tyre janë në reanimacion dhe një 65 vjeç mbahet me frymëmarrje të drejtuar nga aparatura."- tha Edi Rama, Kryeminsitër I Shqipërisë.
Por Rama ka paralajmëruar se më e keja ende nuk ka ardhur, prandaj vetëm masat shtrënguese mund ta minimizojnë përhapjen e virusit.
"Më e keqja nuk ka ardhur akoma. Nuk dua tju friksoj të zbatoni rregullat. Nuk dua t’ju fus frikën apo t’ju shqetësoj por kam detyrë t’ju informoj. Në javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se ktë janvë dhe në javë tjetër ende më shumë. Asnjë panik sepse kësaj nuk i shmanget askush është kurba e përhapjes. Vetëm në javën e tretë, në fund mes marsit e prillit do të kemi mundësi të shohim ku kemi arritur ne dhe ku armiku- deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.Pas periudhës së Inkubimit virusi zhvillohet dhe shpërndahet."- Tha Rama.
Kryemisnitri Rama paralajmëroi se masat parandaluese do vazhdojnë dhe madje do bëhen më të rrepta. Masat shtrënguese janë të domosdoshme, sepse nëse nuk e ngadalësojmë përhapjen numri i atyre që do bëhen për spital do jetë shumë më i madh se sa shtretërit e këtë problem e kanë të gjithë, u shpreh Rama.
ZEKIRJA MEXHITI
