Maqedoni
Dibra dhe Qendra e Zhupës në karantin për shkak të virusit Korona
14.03.2020 12:09
Dibra dhe Qendra e Zhupës me vendim të qeverisë prej mbrëm janë në izolim të plotë...

Dibra dhe Qendra e Zhupës me vendim të qeverisë prej mbrëm janë në izolim të plotë, nuk lejohet as hyrja e as dalja nga këto dy komuna. Gjatë natës së mbrëmshme Komuna e Dibrës bashkë me Qendrën për Shëndet Publik, Drejtorinë për Mbrotje dhe Shpëtim kanë spërkatur me dezinfektues rrugët locale dhe ata nëpër qytet.
Nga shtabi i krizës bëjnë të ditur se 9 nga të infektuarit me virusin korona janë nga Dibra dhe dy nga Qendëra e Zhupës. Por nga ky shtab apelojnë te qytetarët se nuk ka nevojë për panikë, pasi institucionet kanë ndërmarrë të gjitha masat si për të mos lejuar përhapjen e virusit ashtu edhe për të furnizuar këto dy komuna me ilaçe dhe ushqimet e nevojshme. Por megjith shpalljen e gjendjes së krizës disa nga qytetarët e anketuar vërehen të kenë dalur në qytet të pa mbrojtur.
