Maqedoni
Orav: Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë
08.10.2014 20:03
KE vendosi që për të gjashtën herë me radhë ti jape Maqedonisë rekomandim për fillim të negociatave me BE...

KE vendosi që për të gjashtën herë me radhë ti jape Maqedonisë rekomandim për fillim të negociatave me BE, krahas të gjitha sfidave me të cilat vendi ballafaqohet, siç është edhe kontesti i emrit me Greqinë.
Kështu deklaroi kryeministri i Nikolla Gruevski, pasi pranoi raportine progresit nga ambasadri europian në Maqedoni Aivo Orav. Gruevski u shpreh se rekomandimi dëshmon që Maqedonia vazhdon të mbetet e përkushtuar drejt eurointegrimeve.
“Ky rekomandim i 6 me radhë tregon ndër të tjerat edhe ekzistimin e kontinuitetit në plotësimin e kritereve dhe përmirësim të vazhdueshëlm të proceseve dhe është dëshmi për dëshirën e pakontestueshme për tejkalimin e sfidave dhe për plotësimin e qëllimit tonë strategjik për hyrje në bashkimin evropian. Ky raport është tregues më i mirë për atë se, ne edhe krahas pengesës që e kemi për shkak të kontestit bilateral me Greqinë dhe krahas të gjitha sfidave të cilat u shfaqën në rrugën tonë në periudhën e kaluar ne sërish nuk hoqëm dorë nga agjenda evropiane”, shprehet kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Euroambasadori Orav ripotencoi të njejtat vërejtje me ato të dhëna në pres konferencën gjatë ditës me një lutje tepër konkrete për Qeverinë dhe Maqedoninë.
“Koha kalon, këshilli në dhjetor vjen shumë shpejt dhe porosia im deri tek ju është: ju lutem na ndihmoni që edhe ne të mund tu ndihmojmë juve”, shprehet ambasadiri i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav.
Sipas Oravit edhe përkundër këtyre shqetësimeve komisioni propozoi që për herë të gjashtë të fillojnë negociatat me Maqedoninë por shpreh keqardhje që ekuzistojnë disaa hapa të ngadalësimit gjatë vitit të kaluar.
MEFAIL ISMAILI
