TURQI

21 të vdekur në trazirat në Turqi

09.10.2014 15:07

Kryeministri i Turqise Ahmet Davutoglu bën thirrje për qetësi dhe maturi, lidhur me konfliktin në Sirin fqinje, i cili ka shkaktuar trazira në Turqi........

Qeveria turke nuk do të sakrifikojë rendin dhe ligjin e shtetit të saj" tha Dautogllu në një “Samit të Sigurisë” që ai mbajti për shkak të protestave masive në Turqinë lindore, në mbështetje të luftëtarëve kurd në qytetin Kubani.

Davutoglu konfirmoi se "19 persona kanë humbur jetën gjatë demonstratave masive të cilat kanë dëmtuar edhe prona private. Protestat ishin në kundërshtim me parimet e demokracisë" th ai . Ndërsa Agjencia e lajmeve Dogan më vonë tha se numri i të vdekurve kishte arritur në 21.

"U bëj thirrje për përmbajtje dhe bëj thirrje që të gjithë qytetarët të qëndrojnë të qetë, të ndjekin zhvillimet nga afër duke besuar në shtetin turk dhe fuqinë e qeverisë turke. Mos bëhën pjesë e këtij kaosi për të përmbushur dëshirën e qarqeve të caktuara. Do të vendoset rendi public nga forcat e shtetit dhe të sigurisë të shtetit. Ne u kemi dhënë urdhërat e nevojshme të gjitha organizatatave të sigurisë që janë të përfaqësuara në takimin e sigurisë që ne mbajmë sot në këtë samit. Rendi publik do të jetë I mbrojtur pa marrë parasysh atë që duhet bërë” – tha Kryeministri i Turqisë,   Ahmet Dautogllu.

"Disa palë kanë akuzuar Turqinë për heshtje - kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka dallim në mes të qytetarëve të Turqisë dhe popullit të Kobanit" ka thënë Kryeministri turk.

Ai fajësoi pesë anëtarët e përhershëm të OKB-së duke thënë se ata "kanë përgjegjësinë kryesore për zhvillimet e fundit në Kobani". (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)