Botë
OBSH: Evropa epiqendër e pandemisë së Kovid 19
15.03.2020 12:54
Evropa, u identifikua së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë...

Evropa, u identifikua së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si epiqendra e pandemisë, ndërsa shumë shtete kanë kufizuar lëvizjet e përditshme dhe udhëtimet ndërkombëtare, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës.
Në Greqi janë regjistruar katër të vdekur dhe 220 të infektuar nga virusi korona derisa priten analizat e rreth 50 personave të tjerë.Në Sebi numri i të infektuarve ka aritur në 46 persona. Autoritetet kombëtare të shëndetësisë në Itali kanë njoftuar për 3,497 raste në 24 orët e fundit, që nënkupton 20 për qind rritje karhasuar me një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve në Itali ka arritur në 21,156. Ndërkohë Britania ka paralajmëruar Izolimin e banorëve mbi 70 vjeç dhe vendosjen e tyre në strehime të sigurta. Në Britani numri i të vdekurve ka arritu në 21, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 1,140, derisa mbi 37 mijë persona janë testuar. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk është i infektuar më koronaviusin e ri, ka thënë mjeku i Shtëpisë së Bardhë.
"Një javë pas darkës me delegacionin brazilian, presidenti nuk ka simptoma", theksuan nga shtëpia e bardhë, duke iu referuar takimit të Trumpit në Florida. Në Kinë, ku është paraqitur për herë të parë virusi, në dhjetor të vitit të kaluar, autoritetet vazhduan të regjistrojnë një numër më të ulët të infeksioneve, por po vendosin kontrolle të reja për udhëtarët ndërkombëtarë pasi 16 raste të reja u raportuan më 14 mars.
Në Azinë Qendrore, Uzbekistani regjistroi rastin e parë, ndërsa dy raste të reja u raportuan në Kazakistan, duke rritur numrin e rasteve atje në tetë. Qendra Kërkimore e Universitetit Johns Hopkins, e cila ndërthur shifrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe raportet e mediave lokale, bënë të ditur se numri i infeksioneve COVID-19 në të gjithë botën, në mëngjesin e 15 marsit është 156.500, me 5,833 të vdekur.
