Botë

Koronavirusi, makthi i tmerrshëm i Boris Johnson

15.03.2020 14:15

Përhapja me shpejtësi e koronavirusit në të gjithë botën ka shkaktuar panik....

Përhapja me shpejtësi e koronavirusit në të gjithë botën ka shkaktuar panik edhe në rradhët e atyre që duket se janë më të mbrojtur se populli i thjeshtë, politikanët.
 
Nën një presion të tillë duket se është dhe kryeministri britanik Boris Johnson i cili duhet të kujdeset me këtë emergjencë si dhe me datën përfundimtare të procesit të Brexit në 1 korrik.
 
Tashmë Britania është në një pozitë tranzitore me BE-në deri në fund të këtij viti. Qëllimi i këtij tranzicioni është të mbajë të qëndrueshme marrëdhëniet mes Britanisë dhe BE-së.
 
Për momentin të dy vendet janë në procese negociatash për të vendosur nëse në të ardhmen do të ketë një bashkëpunim tjetër apo jo.
 
Natyrisht që tashmë Johnson ndodhet në një situatë vërtetë të sikletshme pasi përpara situatës me COVID-19, ai kërkonte me ngulm largimin nga BE dhe se asgjë nuk mund ta ndalonte atë ta përmbushte deri në afatin e caktuar.
 
Por me ardhjen e koronavirusit, Boris Johnson është i detyruar që ta shtyjë atë.
 
“Pavarësisht sa e vështirë politikisht, impakti i koronavirusit do të godasë më thellë se shëndetëin e vendit tonë. Do godasë në ekonomi. Të zbatosh afatin e Brexit me këtë situatë do të ishte e papërgjegjshme” – shprehen deputetët e partisë opozitare./Ora News