Maqedoni
KSHZ: Partitë të rishqyrtojnë datën e zgjedhjeve
15.03.2020 15:20
Pas gjendjes së krijuar me virusion Korona Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve...

Pas gjendjes së krijuar me virusion Korona Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve apelon te partit politike të rishqyrtojnë vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 Prill. Nga KSHZ thonë se puna e tyre varet nga afatet kohore andaj bëjn thirrje që të meret një vendim më heret.
“Nëse do të ketë zgjedhje atëherë ne duhet patjetër të organizojmë maska, dezinfektues dhe një sere çështjesh tjera çfarë do të ishin ato zgjedhje?! Apelojmë te të gjitha aprtitë që janë pjesë e kësaj qeverinë teknike të ulen dhe të bisedojnë. Dhe një çështje tjetër tua premed këta njerëz që ishin nga Qendra Zhupe dhe Dibër komisionerë të përgjitshëm, të gjithë ishin këtu, çfarë nëse ata kanë qenë të infektuar? Shkuam të gjithë ne si KSHZ…. Organet përgjegjëse sa më shpejt të marrin qëndrim dhe ta zgjidhim këtë çështje, është vonë data 22.”- tha Janaqe Vitanovski, anëtar i KSHZ-së.
“Veçanarisht nesër në mbledhjen e gjërë të Këshillit për siguri të kenë parasysh të gjitjha veprimet apo akitvitetet bazuar në afatet që është i oblgiuar KSHZ ti rrespektoj dhe në bazë të kësaj ti përshtatin vendimet e tyre. Zgjehdjet janë operacion i madh teknik, logjistik dhe adminsitrativ. Jo vetëm votimi por çdo dit para zgejdhjkeve. Trajnimet i kemi ndërprerë ne po zbatojmë rekomandimet e kopetentëve për zëvendësimin e adminsitratës zgjedhore të atyre që janë të punësuar në institucionet shëdnetësore. Ata janë 3200 njerëz."- tha Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.
Edhe kreu i KSHZ-së Oliver Serkovski ishte një linjë të njejtë me anëtarët e këtij komisioni.
"Shpresoj që me kokë të ftohtë pa panik do të merret vendim i arsyeshëm. Unë mendoj se insititucionet po përcjellin siutatën në baza ditore dhe marrin vendime ashtu siç i shohim. Shëndeti i qytetarëve para se gjithash është, për gjithçka tjetër ka kohë. Mandati deputetëve i zgjat deri në zgjedhjen e deputetëve. Maqedonia veçmë ka praktik në këtë drejtim."- tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.
Nga KSHZ thonë se nuk kanë përfaqësues në mbledhjen e nesërme të Këshillit të sigurisë që e thrret presidenti, prandaj apelin po e bëjnë nëpërmjet mediave. Megjithate KSHZ në përputhje em obligimet ligjore vazhdon me aktivitetet përgaditore, me çrast ka konfirmuar listën e kandidatëve të partisë, Vota për Maqedoninë, për pesë njesitë zgjedhore, ndërsa deri të martën, do të konfirmohen edhe listat e partive tjera politike.
ZEKIRJA MEXHITI
