Botë

Shqipëri, rritet në 42 numri i të prekurve me Kovid-19

15.03.2020 15:55

Rritet në dyzet e dy numri i të infektuarve me virusin Korona në Shqipëri....

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar edhe 4 raste të reja, në mesin e të cilëve edhe dy mjek. 
 
"Njëri prej pacientëve që aktualisht po trajtohet në Infektiv ka qenë i shtruar në spitalin e mushkrive Shefqet Ndroqi. Sipas të dhënae nga gjurmimi I kryer ky pacient është vizituar nga një i afërm që vite nga Italia dhe që nuk ka dhënë këtë informacion në stafet mjekësore. Pas identifikimit të këtij rasti, është kryer menjëherë testimi I personelit shëndetësor në kontakt me pacientin dhe aktualisht  janë testuar 17 personel shëndetësor nga të cilët një mjeke dhe një teknik I shkencave mjeksore kanë rezultuar pozitiv. Të dy janë të vetëizoluar dhe në gjendje të mirë shëndetësore."- tha Mira Rakacolli, Zëvendësministre e Shëndetësisë.
 
Ajo njoftoi se janë testuar 27 persona të dyshuar, ndërsa gjithsejt janë testuar 532 raste prej të cilëve pozitiv janë 42 raste. Ndërkohë Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se thirrjes për shërbim vullnetar të Qeverisë i janë përgjigjur mbi 400 mjek dhe rreth 600 infermier të vendit për të cilët ka premtuar bonuse prej 1000 eurosh në rrogat e marsit. 
 
SEDAT SELIMI