Ademi, apelon te nxënësit që të qëndrojnë në shtëpi
Ministri i Arsimit, Arbër Ademi nëpërmjet një postimi në fejsbuk ka apeluar te nxënësit...

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi nëpërmjet një postimi në fejsbuk ka apeluar te nxënësit që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për tiu shmangur çdo rreziku eventual nga virusi Korona.
"Ju lus që keto ditë, derisa është ndërprerë procesi edukativo-arsimor, edhe pse se jeni të lirë nga obligimet shkollore, të qëndroni brenda shtëpis tuaj me prindërit tuaj. E kuptoj se për moshën tuaj është e vështirë të qëndroni të mbyllur brenda, por SHËNDETI juaj është shumë i rëndësishëm për ne. Andaj, shfrytëzojeni këtë kohë duke lexuar ndonjë lektyrë, duke përsëritur leksionet që keni mësuar, duke ushtruar detyra në matematikë, lexoni edhe njëherë rekomandimet për tu mbrojtur nga virusi Korona. Bashkë do t’ia dalim edhe kësaj sfide, por duke dëgjuar dhe respektuar këshillat e organeve kompetente", thekson minsitri Ademi.
