Maqedoni
Dibër dhe Qendër Zhupë, qytetarët respektojnë rekomenadimet e qeverisë
15.03.2020 16:40
Banorët e dy komunave ku është shpallur gjendja e krizës, në Dibrë dhe Qendrës Zhupa...

Banorët e dy komunave ku është shpallur gjendja e krizës, në Dibrë dhe Qendrës Zhupa e kaluan edhe natën e dytë, nën izolim, duke i respektuar rekomandimet e kompetentëve prandaj lëvizja në rrugë është pothuajse minimale.
Pikat e vendosura kontrolluese në dalje drejt Mavrovls dhe drejt Strugës, gjegjësisht tek vendi Ura e Boshkut dhe tek Hidrocentrali “Shpilje” më pas tek Ura e Mullisit në hyrje drejt Qendrës Zhupa dhe tek elektrocentarli “Globoçicë” në dalje të kësaj komune drejt Strugës funksionon pa probleme. Në mënyrë të rreptë kontrollohet hyrja dhe dalja vetëm të automjeteve, rrjedha e të cilëve lejohet vetëm në bazë të rekomandimeve.
Ekipe të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim me pajisje adekuate kryejnë dezinfektim të të gjitha automjeteve në hyrje dhe dalje në këto dy komuna.
Drejtori i Spitali të përgjithshëm në Dibër, Baki Halili thot se ky institucion shëndetësorë është I angazhuar të përballet me situatën e krijuar, megjithse si istitucion shëndetësor I shërbimit sekundar nuk është I dimensionuar për epidemic të këtillë.
Ndërkohë MPB njofton se gjendja e sigurisë në 24 orët e fundit në Dibër dhe Qendrë Zhupë ishte stabile. Prej atje theksuan se gjatë natës nuk janë organizuar tubime të qytetarëve në vende publike, nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë publik, nuk ka vjedhje ose delikte tjera pronësore. Nëpunësit policorë, në pajtim me planin operativ, kanë bërë kontrolle në objektet hotelierike dhe objekte tjera publike në dy komunat dhe lagjet periferike me qëllim që tek së pari të zbatohen masat për parandalimin e vendosjes, përhapjes dhe për shuarjen e koronavirusit, që i ndërmerr Qeveria.
