Situatë e tensionuar në Jemen
Nga një sulm vetëvrasës me bombë në një demonstratë të myslimanëve shiitë në kryeqytetin Sana në Jemen, janë vrarë së paku 32 vetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, kanë thënë burime të sigurisë..........

Ky sulm ndodhi vetëm disa orë pasi kryeministri i ri i emëruar, Ahmed Aëad bin Mubarak, është tërhequr nga ky post. Jemeni po ballafaqohet me tensione të thella ndërmjet autoriteteve sunite dhe pjesëtarëve të milicisë Huthi, që e ka kontrollin ndaj kryeqytetit, pas depërtimit muajin e kaluar.Askush nuk e ka marrë përgjegjësin e këtij sulmi
"Betohem se kjo çfarë kanë bërë kundër nesh nuk do të na shkaktoj frikë dhe nuk do të na largojë nga synimet tona. Gjaku i njerëzve të vdekur nuk do të jetë më i kot -. Do ti zbulojmë ata që e bënë këtë krim, kushdo që mund të jetë prapa këij krimi do të gjendet” – deklaroi një dëshmitarë.
Kryengritësit Huthi kanë kërkuar protesta masive për ditën e sotme, pas nominimit të kryeministrit të ri, nga ana e presidentit, Abu-Rabbu Manosur Hadi, duke pretenduar se ka pasur “ndërhyrje të jashtme”.
Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur tranzicionin politik të udhëhequr nga presidenti Hadi në Jemen, prej vitit 2012. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
