Maqedoni
Covid 19, Nuhiu: MPB përforcon kontrollet në pikat kufitare
15.03.2020 17:09
Prania e Covid 19 edhe në vendin tonë shtoi dukshëm punën e policisë....

Zëvendësministri i brendshëm Agim Nuhiu në “Intervistën Javore” për TVM-2 pranon se në dy javët e fundit është shtuar puna e MPB-së në drejtim të shoqërimit dhe kontrolleve të përforcuara ndaj qytetarëve nëpër pikat kufitare dhe aeroporteve. Polica poashtu vazhdimisht po vëzhgon shtëpitë e qytetarëve të izoluar, të prekur apo edhe të atyre që ka dyshime për prani të virusit korona. Janë dhjetra shtëpi që për çdo ditë patrullohen, thotë Nuhiu, dhe shton se informacionet e MPB-së nga terreni të barten tek institucionet shëndetësore.
“Sigurisht se institucionet e sistemit shtetëror të RVM-së janë duke u korrdinuar mes veti sigurisht për të shkëmbyer informacionet për qytetarët të cilat lëvizin dhe futen në territorin e vendit tonë e që vijnë nga vendet të cilat kanë rrezik të madh dhe potencial për përhapjen dhe për pasojat që mund ti lë ky virus dhe MPB në këtë aspekt merr masa për të identifikuar për të gjetur adresën dhe për të komunikuar me qytetarët të cilët janë të prekur ose të dyshuar nga virusi korona dhe këto informacione i bartë tek kompetentet me qëllim që edhe ata ti nënshtrohen tretmanit adekuat mjekësor.”- tha Agim Nuhiu, zëvendësministër i MPB-së.
Situata me refugjatët, Nuhiu: Turqia duhet të respektojë marrëveshjen
Përveç virusit korona, çështja tjetër shqetësuese për organet e rendit është edhe rreziku nga përseritja eventuale e krizës së refugjatëve e para pesë viteve. Nuhiu thotë se deri në këto momente situata në terren është e qetë. Ka tentime për kalime ilegale të refugjatëve mirëpo policia në kohë arrin ti parandalojë. Nuhiu rikujton se çështja e refugjatëve kërkon qasje dhe veprime të përbashkëta dhe të koordinuara nga të gjithë me politikat e BE-së.
“Mund në qoftëse vihet në pik pyetje respektimi i marrëveshjes që ka Turqia me BE në raport me trajtimin e emigrantëve që vijnë nga vendet krizës dhe kjo sigurisht se paraqet një kërcenim jo vetëm për RVM-n por rajonin....Ne si shtet jemi të orientuar të jemi në një vijë të simetrisë me politikat e BE-së dhe nuk do të bëjmë përjashtim nga qendrimet e vendet e rajonit, sepse ne jemi përcaktuar, kemi pozicionin tonë karshi të dy situatave ku duhet të bashkëpunojmë me shtetet e BE-së dhe i kemi politikat e krijuara të BE-së dhe ne jemi të intersuar që marrëveshja Turqi dhe BE të respektohet në plotësi ashtu siç e akorduar dhe nuk duam të jemi përjashtim nga qendrimet e vendeve të rajonit.”- tha Nuhiu.
Nuhiu tha se MPB në kontinuitet bën patrullime të përbashkëta me shtetet fqinje përgjatë pikave kufitare dhe zonave në mes. vazhdimisht bën koordinimin e brendshëm të institucioneve dhe OJQ pëkatëse për të pasur trajtim sa më human njerëzor refugjatët.
REXHEP QAMILI
