Maqedoni
Minsitria e Shëndetësisë: Nuk ka raste të reja me virusin Korona
15.03.2020 17:44
Nuk ka raste të reja të regjisruara me COVID 19....

Nuk ka raste të reja të regjisruara me COVID 19. Rezultatet e 7 pacientëve nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Ohri të cilët para disa ditësh ishin kthyer nga Zvicra, Austria dhe Gjermania kanë dalur negative. Ministri I Shëndetësisë, Veko Filpçe njoftoi se të gjithë pacientët tjerë që tashmë janë konfirmuar me koronavirus janë në gjendje të qëndrueshme, përveç një paciente që prej dje ndodhet në aparate për frymëmarrje.
“Të gjithë 13 pacientët të cilët janë të shtrirë në klinikën për sëmundje infektive janë në gjendje të mirë pëveç pacientes nga Dibra e cila nga dita e djeshme është në ventilim mekanik, pra të tjerët janë me fotografi të lehtë klinike përfishirë edhe pacienti 15 vjeçar.”- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Në dispozicion për të ndihmuar rastet me koronaviurs është vënë i gjithë personeli mjekësor përfshirë edhe klinikat private, ndërsa spitali për fëmijë në Kozle do të jetë gati nëse ka të infektuar fëmijë me virusin.
“Trajtohen për operim vetëm raste urgjente dhe malinje tek të cilat nuk ka hapësirë për shtyrje. Spitali për fëmijëve në Kozle, do të përgatitet plotësisht të pranojë fëmijë në rast se eventualisht preken nga korona virusi. Të gjithë të hospitalizuarit momental gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të transferohen për kurim në Klinikën e pediatrisë me qëllim që fëmijët të jenë të izoluar nga të rriturt."- tha Filipçe.
Filipçe u shpreh se gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur prishje të rendit dhe qetsëisë e as organizime të ngjajshme që mund ti kontribujojnë përhapjes së virusi. Ai sërish apeloi të mos dilet pa nevoj nga shtëpia kështu duke e ndihmuar shmangien e kësaj epidemie.
ZEKIRJA MEXHITI
