Maqedoni

Prokurori i Shtetit: Padi penale për mos respektimin e rekomandimeve

15.03.2020 17:59

Ata që nuk zbatojnë dhe nuk respektojnë masat...

Ata që nuk zbatojnë dhe nuk respektojnë masat e qeverisë kundër përhapjes së virusit korona rrezikojnë të përballen me padi penale.
 
Prokurori i Shtetit Ljubomir Joveski thot se me rekomandim të Qeverisë ka sjellur vendi që prioritet tu jepet kallëzimeve penale që kanë të bëjmë me veprat penale: bartje të sëmundjes ngjitëse, mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë, shërim të pandërgjegjshëm të të sëmurëve, mos- dhënie të ndihmës mjekësore, ndalimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punës së sigurisë, organizim të rezistencës.
 
Pjesë e rekomandimeve të qeverisë janë ndalesa e plotë për punë e kafiterive, bareve dhe qendrave të mbyllura tregtare përveç barnatoreve dhe marketeve. Bankat, kursimoret, këmbimoret dhe subjektet tjera juridike që ofrojnë shërbime për transferim të shpejtë prej nesër do të punojnë rregullisht, njoftojnë nga Banka Popullore. Ndërsa nga Ndërmarrja e Transportit Publik njoftojnë se prej të hënës e deri më 21 mars autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës.