Botë
Prishtinë, priten rezultatet e 70 të testuarve
15.03.2020 18:20
Në Kosovë nuk është njoftuar për raste të reja të personave të prekur me virusin korona...

Në Kosovë nuk është njoftuar për raste të reja të personave të prekur me virusin korona, por Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar se pas ores 19 do të prezentohen rezultatet e 70 personave që janë testuar.
Në mesin e tyre dy raste janë më të rënda për të cilat dyshohen se mund të kenë COVID-19. Në mbrëmjen e sotme dalin rezultatet edhe të 70 personave që u janë marrë mostrat për të vërtetuar nëse janë prekur me COVID-19. Në mesin e personave që janë testuar janë ata që kanë qëndruar me pesë pacientët që kanë dalë se kanë virusin korona, thonë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.
