Maqedoni
Paradite me vranësira mesatare, pasdite me diell
16.03.2020 09:04
Moti paradite do të jetë me vranësira mesatare...

Moti paradite do të jetë me vranësira mesatare, pasdite kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në katër, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup paradite moti do të jetë me vranësira mesatare, pasdite kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 12 gradë.
Në ditët në vijim moti do të jetë me diell me mëngjese më të ftohta, por me rritje të temperaturës së ditës. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë mesatare veriore./\mia
