Botë

Turqi, rritet numri i rasteve me koronavirus

16.03.2020 09:31

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca....

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, tha se numri i rasteve me koronavirusin e ri (Covid-19) deri më tani në Turqi është rritur në 18.
 
Ai informoi në lidhje me Covid-19 në vendin e tij nëpërmjet një postimi në Twitter.
 
“Deri më tani kemi 18 raste të konfirmuara”, u shpreh ministri.
 
Koca më tej tha se nga rastet e identifikuara 7 janë nga Evropa ndërsa 3 nga SHBA-të.
 
“Çdo rast i konfirmuar, çdo izolim është siguri për të gjithë ne”, tha Koca./Top Channel