Maqedoni
Mblidhet Këshilli për Siguri Nacionale, bisedohet për situatën me Covid-19
16.03.2020 10:59
Në kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski, mblidhet Këshilli për Siguri Nacionale...

Në kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski, mblidhet Këshilli për Siguri Nacionale, i cili do të shqyrtojë dhe do të bisedojë për situatën me virusin Korona, në vend. Në mbledhje do të marrin pjesë edhe ministri i shëndetësisë dhe shefi i SHM të Armatës. Në takim pritet që të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuar për më 12 prill.
Partitë deri më 22 mars, siç u paralajmërua, i vendosën nën moratorium aktivitetet në terren për zgjedhjet. Presidenti i shtetit, duke e paralajmëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, theksoi se edhe nëse shtyhen zgjedhjet për 1 muaj apo 2, ky nuk do të jetë fundi i botës, duke shtuar se vendimi i mundshëm për shtyrje të zgjedhjeve duhet të sillet me konsensus të të gjitha palëve politike.
