Botë
Kosovë, diagnostikohen 13 raste me virusin Korona
16.03.2020 11:27
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, njoftoi se është rritur numri i të prekurve....

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, njoftoi se është rritur numri i të prekurve me virusin COVID-19 në 13 persona. Sipas tij, katër rastet e reja janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv të premten. E gjithë familja kanë qenë në vet-izolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.
“Në këtë situatë, vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri, ka deklaruar ministri kosovar i shëndetësisë, i cili kërkon të reduktohen daljet vetëm në rastet emergjente, si dhe të ndiqen rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
