Botë
Situata në SHBA nga Covid-19, Los Anxhelos mbyll baret dhe restorantet
16.03.2020 12:10
Los Anxhelos është bërë qyteti i rradhësnë SHBA që zbaton distancimin...

Los Anxhelos është bërë qyteti i rradhësnë SHBA që zbaton distancimin shoqëror duke mbyllur pjesë të mëdha të industrisë së tij argëtuese.
‘’Nga mesnata e së dielës, të gjitha baret, klubet e natës dhe restorantet do të mbyllen deri më 31 mars’’, njoftoi kryebashkiaku Eric Garcetti në një fjalim publik.
‘’Restorantet dhe objektet e shitjes me pakicë janë akoma të lejuar të ofrojnë shërbime lëvizjeje, shpërndarjeje dhe marrjeje’’, tha Garcetti.
Në SHBA janë regjistruar 69 viktima dhe 3,802 të infektuar me Covid-19./Ora News
