Ekonomi

Korona ulë çmimet e derivateve, nafta ulet për 6 denarë, benzina për 7.5 denarë

16.03.2020 14:24

Virusi Korona ka dhënë efektet e tij edhe në çmimet e derivateve të naftës....

Prej mesnatës së të hënës ka ulje drastike të çmimeve të benzinës dhe dizelit. Komisioni Rregullator për Energjetikë publikoi çmimet e reja, dizeli do të lirohet për 6 denarë dhe do të kushtojë 48,5 denarë, ndërsa benzina BS Super 95 dhe 98 do të lirohet për 7.5 denarë dhe kështu një litër do të kushtojë 56.5 denarë.
 
Zbritja e çmimeve është si pasojë e përhapjes së koronavirusit, i cili ka shkaktuar disbalans mes kërkesës dhe ofertës së derivateve në bursat botërore.
 
“Kemi marrë vendim me të cilin kemi ulje rekorde të çmimeve të dizelit dhe benzinës. Çmimi i benzinës BS Super 95 dhe 98 ulet për 7.5 denarë, ndërsa ai i dizelit për 6 denarë. Kjo është si rezultat i uljes drastike të çmimeve të naftës së papërpunuar në bursat botërore për shkak të koronavirusit. Kemi ulje më poshtë sesa ulja rekorde e mëparshme e vjeshtës së vitit 2008. Dua të potencoj se çmimet e derivateve të naftës në shtetin tonë janë në nivel më të ulët në krahasim me të gjitha vendet e rajonit.”,- deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
 
Sa i përket rekomandimeve të cilat komisioni i ka dërguar deri tek kompanitë energjetike që të përmbahet nga ç’kyçja e konsumatorëve për shkak të situatës me Covid-19, nga ky rregullator informojnë se tani për tani rekomandimet kanë hasur në pajtueshmëri.
 
GAZMEND KURTISHI