Maqedoni

Dibër, nuk ka raste të reja me të infektuar

16.03.2020 15:08

Pas natës së tretë të izolimit, qyteti i Dibrës sot frymon pak më lehtë...

Pas natës së tretë të izolimit, qyteti i Dibrës sot frymon pak më lehtë, nuk ka raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.
 
Janë marrë mostrat e tre personave të cilët kanë pasur kontakte me të prekurit me virusin Korona, informon kryetari i Shtabit të Krizës, kreu i komunës, Hekuran Duka.
 
Në Dibër kanë mbërritur edhe mjekë nga Shkupi, kërkesa nga qytetarët për përkrahje materiale dhe kërkesa nga ndërmarrja e Di-gipsit, Maja, fabrika e përpunimit të qumështit dhe transporterët e Dibrës që të marrin të drejtën e lëvizjes së lirë nëpër punktet policore, kërkesë të cilën ia kanë adresuar Qeverisë së Republikës së Veriut.
 
“Apel tek qytetarët që mbeturinat të futen në thasë najloni. Vazhdojmë me pastrimin e qytetit duke i larë rrugët dhe duke u ndihmuar shtabit gjatë dezinfektimit.”,- tha përgjegjësi i higjienës pranë Ndërmarrjes Komunale Publike (NKP “Standart”) – Dibër, Omer Cami.
 
“Mbyllja në shtëpi” është një eksperiencë e dëshmuar e suksesshme në vendet që e kanë pasur virusin Covid-19, ndaj edhe dibranët kanë vendosur të realizojnë këtë masë preventive.
 
ATLI DEMA