Maqedoni

Virusi Korona, tetovarët kufizojnë lëvizjet pa nevojë, Komuna e Tetovës: Mbyllet Tregu i Gjelbër dhe ato të improvizuara

16.03.2020 16:54

Edhe qyteti i Tetovës është boshatisur nga qytetarë, të vetmet pika që shihen qytetarë...

Edhe qyteti i Tetovës është boshatisur nga qytetarë, të vetmet pika që shihen qytetarë të grumbulluar janë bankat, barnatoret dhe marketet. Qytetarët e anketuar për TVM2 theksuan se duhet të përmbahen rekomandimet e qeverisë, sipas tyre nevoja bën që ata të dalin nga shtëpitë. Ata theksojnë se këto kufizime janë për të mirën e tyre dhe duhet respektuar.
 
“Patjetër se duhet të mbahen, po ka raste që duhet të dilet. Patjetër se duhet të përmbahemi, por kanë nevojë njerëzit, si unë kam dalë për barna, më duhen, kam njerëz të sëmurë, ajo është. Duhet t’ju përmbahemi, ajo është për të mirën tonë.”,- tha një qytetar.
 
“Duhet të përmbahemi rregullave, por s’duhet të frikësohemi, se nuk frikohet njeriu prej Zotit. Ka disa të mbyllura siç janë mezet, çajtoret etj”,- theksoi një qytetar.
 
“Sigurisht që po, duhet t’ju përmbahemi. Lëvizja është e dobët, njerëz ka më tepër, por tani ndonjëherë njerëzit janë të padurueshëm. Duhet t’ju përmbahemi rekomandimeve të mjekëve, çka sugjerojnë ata duhet të respektohen, sepse mbron veten, mbron edhe të tjerët, kjo është e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar kësaj të keqe.”,- u shpreh një qytetar.
 
Komuna e Tetovës si masë preventive do të mbyll edhe tregun e gjelbër dhe teget e improvizuara në të gjithë territorin e komunës.
 
“Të vazhdohet me intensitet akoma më të madh me procesin e larjes dhe dezinfektimit të rrugëve në qytet dhe veçanërisht të hapësirave përreth kontejnerëve! Të vazhdojë procesi i dezinfektimit të çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Tetovës!
 
Dezinsektimi nga toka do të kryhet si masë preventive në javën e parë të muajit prill, atëherë edhe kur për shkak të temperaturave do të mund të paraqiten mushkonjat e para apo dëmtues tjerë.
Këtë të premte do të vazhdojë procesi i filluar i deratizimit të shahteve në komunën e Tetovës. Dy javë do të mbyllet Tregu i Gjelbër në Tetovë, si dhe nuk do të lejohet hapja e tregjeve të përkohshme në të gjithë territorin e komunës së Tetovës brenda kësaj periudhe kohore. Preventiva përmes qëndrimit në shtëpi dhe vetizolimit është shumë e rëndësishme nga fakti se bëhet fjalë për një patogjen shumë transmisiv, me një periudhë inkubacioni prej 14 ditësh.”,- thuhet në komunikatën e komunës së Tetovës.
 
Nga e diela, të gjitha restorantet, kateterit dhe bastoret sportive janë të mbyllura. Edhe nga SPB - Tetovë thonë se qytetarët po respektojnë masat e qeverisë.
 
VISAR SADIKI