Maqedoni
Iu kërcënua gazetareve, 20 muaj burg ish të punësuarit në Regjistrin Qendror
16.03.2020 18:20
Ish i punësuari në Regjistrin Qendror, Emil Jakimovski, i cili iu kërcënua për jetë dy gazetareve...

Ish i punësuari në Regjistrin Qendror, Emil Jakimovski, i cili iu kërcënua për jetë dy gazetareve, Meri Jordanovskës dhe Iskra Koroveshovskës, u dënua me 20 muaj burg.
Gjykatësja e Gjykatës Penale, Xheneta Begoviç, në bazë të dëshmive të prokurores shpalli fajtor Jakimovskin. Eksperti, Aleksandar Marcikiq, sqaroi se Jakimovski vuan nga shkatërrimi psikologjik, e atij do t’i nevojitet mjekim i domosdoshëm psikiatrik, pasi që mund të përsërit të njëjtën vepër penale.
Por, pavarësisht kësaj, gjykatësja Begoviç pranoi kërkesën e prokurores që Jakimovski njëherë të qëndrojë në paraburgim derisa aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm dhe më pas të dërgohet në spitalin psikiatrik.
Emil Jakimovski u arrestua më 17 janar, menjëherë pasi që u denoncua për ofendimet dhe kërcënimet ndaj dy gazetareve.
Përveç këtyre kërcënimeve, ai ishte paraqitur se ka kërcënuar edhe drejtoreshën e Regjistrit Qendror, Marija Boshkovska Jankovski, dhe kryetarin e komunës së Kavadarit, Mitko Jançev. Emil Jakimovski po ashtu është larguar nga puna në Regjistrin Qendror.
REXHEP QAMILI
