Maqedonia për tri pikë kundër Luksemburgut
Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë, e gatshme e pret sfidën më të vlefshme të ciklit kualifikues për EURO 2016, kundër Luksemburgut në Shkup.......

Pas disfatës muajin e kaluar nga favoriti Spanja, në arenën “Filipi i Dytë”, mysafir do të jetë autsajderi Luksemburgu, kombëtare kjo e cila kohëve të fundit nuk di për rezultate të dobëta, me ç`rast në tre ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje dhe duke u nisur prej kësaj, “verdhekuqtë” janë favorit, por jo si në takimet e kaluara të zhvilluara mes këtyre dy ekipeve.
Seleksionuesi Boshko Gjurovski, nga futbollistët e ftuar për sfidën e sontme, I ka në dispozicion të gjithë dhe ka dilema të vogla rreth formacionit titullar, në të cilin të pakontestueshëm pritet të jenë Agim Ibraimi, Ardian Cuculi, Besart Abdurahimi si dhe Arjan Ademi, I cili pritet të regjistroj debutimin e tij në fanellën e Maqedonisë.
Nga ana tjetër, Demiri, Aliovski dhe Muarem, sipas gjitha gjasave, do të presin rastin të inkuadrohen në lojë nga bankina. Maqedonia, nuk e mbanë mend për të mirë kundërshtarin e sontëm, pasi në katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani, ka vetëm dy fitore dhe dy humbje, duke numëruar këtu edhe disfatën nga ndeshja e fundit miqësore, e zhvilluara në teren mysafir vitin 2012.
Takimi kualifikues mes Maqedonisë dhe Luksemburgut, që do të zhvillohet në orën 20 e 45 minuta në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup, do të transmetohet ekskluzivisht në programin tonë. (Mustafa Ademi, TVM2)
