Maqedoni

Mblidhet Këshilli i Sigurisë Nacionale, s’duhet nxituar me gjendjen e krizës

16.03.2020 21:16

Vendi po e menaxhon mirë gjendjen e pandemisë me virusin Kovid-19...

Vendi po e menaxhon mirë gjendjen e pandemisë me virusin Kovid-19 dhe nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës në nivel Republike.
 
Këshilli i Sigurisë Kombëtare, njëzëri ka konstatuar se nuk ka nevojë që të nxitohet për të marrë vendim për zgjerimin e gjendjes së krizës, e cila aktualisht është shpallur vetwm në Komunën Dibër dhe në Qendër Zhupë.
 
“Konstatimi kyç i Këshillit të Sigurimit është se nuk duhet të nxitohemi me shpalljen e gjendjes së krizës në gjithë territorin ose shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme sëpaku për dy arsye: e para, s’ka nevojë, pasi të gjitha institucionet me kompetencë e monitorojnë situatën në terren, ditë e natë dhe reagojnë menjëherë, dhe e dyta, është e qartë se kriza do të zgjasë. Kriza nuk do të kalojë për dy javë dhe ne duhet t’i dimensionojmë resurset tona sipas nevojave dhe rreziqeve”, u shprreh presidenti Stevo Pendarovski.
  
Këshilli i Sigurimet shprehu mirënjohje për qytetarët e komunës Dibër dhe Qendra Zhupë për respektimin me korrektësi të rekomandimeve dhe masave në fuqi në ato dy komuna. Presidenti Pendarovski u bëri thirrje qyetarëve që të vazhdojnëtë ndjekin masat e qeverisë.
 
Njoftoi se personeli mjekësor është në gadishmëri të plotë në mbarë vendin dhe garatoi se vendi ka rezerva ushqimore të paktën edhe për katër muaj. Mbyllja e kufijve nuk do të pengojë furnizimin me ilaçe.    
 
“Në emër të Këshillit dua t’u bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë me përpikmëri të gjitha masat e propozuara të publikuara në media, pasi  kjo është dëshmuar në botë si mënyra më e mirë për të penguar përhapjen e epidemisë. Dua të bëj thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë jashtë vendi pa nevojë sidomos në shtete me rrezik të mesëm dhe të lartë nga ky aspket. Thirrj edhe për qytetarët tanë që punojnë në vende të tjera të botës që pa nevojë mos kthehen në vend, edhepse e kanë këtë të drejtë”, theksoi Pendarovski.
 
Kreu i shtetit njoftoi se Këshilli i Sigurimit Nacional është në gadishmëri dhe mund të mbllidhet në çdo çast, sipas nëvojës, për të shqyrtuar situatën dhe për t’i sugjeruar Qeverisë masa të reja.
 
Në të njëjtën kohë funksionon Shtabi i Krizës në kuadër të Qeverisë dhe Komiteti Drejtues në Qendrën për Menaxhim me Kriza. 
 
SHPËTIM NUREDINI