Raporti i KE-së shqetësim për marrdhëniet ndëretnike
Raporti i fundit i Komisionit Evropian per progresin e arritur ne Maqedoni pervec kritikave te shumta dhe te drejtperdrejta per mungese transparence ne shum sfera, eshte perqendruar edhe tek statusi aktual i shqiptareve si komunitet I dyte shumice ne vend.......

Raporti jep vleresime shqetesuese per marredheniet nderetnike ne vend, duke rekomanduar madje implementim te plote dhe zbatim te teresishem te marreveshjes korrnize te Ohrit , si nje document garantues per nje bashkjetese nderetnike, avancimin e pozites se shqiptareve.
“Raporti rekomandon gjithashtu, përmirësimin e Marreveshjes se Ohrit në fushat kundër diskriminimit, sferën e përfaqësimit, përdorimit të gjuhës dhe arsimit”. Por jo vetem, “sipas raport progresit ligji per gjuhet dhe ligji per perdorimin e flamujve te komuniteteve ne vend akoma nuk zbatohet sic duhet”. Prandaj ne raport i rekomandohet vendit per ta shqyrtuar dhe zbatuar ne menyre te plote dokumentin e garantuar nderkombetareisht , e ai eshte Marreveshja Kornize e Ohrit. Edhe ne sferën e qeverisjes KE rekomandon nje funksionim me te mire ne mes te partnereve te koalicionit.
“Koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI që ka një shumicë mes dy komuniteteve duhet të funksionojë më mirë si një njësi, në mënyrë që të ndërmerren masa më proaktive të përbashkëta për të rritur besimin midis komuniteteve”, thuhet ne raport.
Unioni si ne asnje raport paraprak kesaj rradhe ka shprehur shqetesim te theksuar per marredheniet e brishta nderetnike, duke perfshire brenda raportit edhe protestat e medha te shqiptareve qe filluan ne korrik pas vendimit te Gjykates per denim me burg te perjetshem te 6 shqiptareve per rastin Monstra, duke mos u anashkaluar pa permendur edhe protestat e mbajtuara ne lagjen Gjorce Petrov te Shkupit pas vrasjes se nje te riu te komunitetit maqedonas, gje qe rezultoi tensione te theksuara nderetnike duke ekspozuar sërish mungesën e besimit mes komuniteteve.“Partnerët e koalicionit u bënë bashkë për të qetësuar protestat, por disa politika apo të njohur si drejtues politik të të dyja komuniteteve vazhdojnë të përdorin gjuhën e urrejtjes me theks gjatë fushates parazgjedhore. Raporti rekomandon më shumë përpjekje për të promovuar marrëdhëniet e mira ndëretnike në bazë të MO-se”.
Raporti kritikon mbingarkesën e institucioneve me administratorë të komuniteteve joshumicë qe ka ndikuar në rritjen e përfaqësimit të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të tjera, që siç raportohet deri tani është rreth 19 për qind, por pershendet rritjen e buxhetit te SIMO-se per rrogat e 1700 administratorëve, që akoma nuk janë shpërndarë nëpër institucionet e vendit dhe organet administrative.
Në raport flitet edhe për mungesën e organizimit të regjistrimit të ri të popullsisë, që dështoi tre vite më parë, për shkak të mosmarrëveshjeve në planin etnik, rreth aspektit të metodologjisë së numërimit të popullsisë brenda dhe jashtë vendit. Nje ceshtje tjeter e rendesishme e cila perfshihet ne raport eshte edhe procesi ende I pa perfunduar i decentralizimit te pushtetit Lokal, KE rekomandon perfshirje te plote te te gjithe komunave ne decentralizimin fiscal.
Komisioni Evropian nuk ka lene pa permendur as komisionet nderetnike neper komuna te cilat jane jo efektive sepse kane mungese te theksuar te burimeve. (Merita Gashi, TVM2)
