Botë

Një rast i ri me Covid-19 në Kosovë

17.03.2020 11:02

Pas mesnate në laboratorët e IKSHPK u konfirmua një rast i ri pozitiv me COVID-19...

Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani në laboratorët e IKSHPK janë testuar 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2.
 
IKSHPK kujton se në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e qytetarëve është e domosdoshme, prandaj mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Po ashtu, ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.