NJOFTIM NGA TVM 2

17.03.2020 11:30

Në pajtim me vendimet e Qeverisë së RMV-së, në pajtim me rekomandimet dhe masat preventive....

Në pajtim me vendimet e Qeverisë së RMV-së, në pajtim me rekomandimet dhe masat preventive nga Komisioni për Sëmundje Infektive, në kushtet e pandemisë globale nga virusi Korona, ju informojmë se Servisi i Dytë Programor pranë RTM-së – TVM2, punon me kapacitete të reduktuara, njerëzore dhe teknike. Me qëllim të përmbushjes së obligimeve që ka Servisi Publik Radiodifuziv, si anëtar i Unionit Europian Radiodifuziv, të gjitha resurset e mbetura aktuale njerëzore dhe teknike janë vënë në funksion të programit informativ.
 
Ju njoftojmë se TVM2 ka filluar me skemën e jashtëzakonshme programore në të cilën prioritet kanë edicionet ditore informative, pres konferencat e drejtpërdrejta në të cilat informohet rreth gjendjes me virusin Korona në vend dhe njoftimet nga vendimet e Qeverisë së RMV-së. Programi është adaptuar për të gjitha kategoritë e qytetarëve. 
 
Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit, me qëllim të kontributit në arsimin joformal, TVM 2 ka filluar me emetimin e projektit “TV klasa”. Çdo ditë pune, prej orës 10:15 me emisionet për fëmijët e ciklit parashkollor dhe prej orës 12:30 me orët mësimore të drejtpërdrejta. Këto të fundit emetohen edhe në platformën tonë online al.mrt.com.mk dhe në faqen tonë zyrtare në facebook Televizioni i Maqedonisë - TVM 2. 
 
Shikuesit e Servisit Publik , për të gjitha pyetjet, vërejtjet dhe  sygjerimet rreth programit, mund të na drejtohen në emailin tonë zyrtar [email protected] në adresën elektronike të RTM-së [email protected] ose përmes facebookut, ku do të merrni përgjigje menjëherë. 
 
Të gjithë të punësuarit e Servisit Publik , kuadrot kreativë dhe të gjithë të punësuarit e tjerë, i’u përmbahen parimeve  të Kodit Etik të Gazetarëve.