MPB: Shpërndarja e produkteve në zonën e krizës, prej orës 08:00 - 14:00
14.03.2020 18:47
Ministria e Brendshme informon subjektet publike dhe ekonomike se shpërndarja e produkteve ushqimore
Ministria e Brendshme informon subjektet publike dhe ekonomike se shpërndarja e produkteve ushqimore, ilaçeve dhe mallrave të tjerë të nevojshëm në zonën ku është deklaruar kriza (komunat Dibër dhe Qender Zhupë) do të kryhet vetëm nga ora 08:00 deri në ora 14:00.
Për të vazhduar funksionimin e kapacitetit industrial të Knauf Radika -Dibër, sigurohet qarkullimi i sigurt i automjeteve për transportin e burimeve dhe mallrave në zonën ku është deklaruar kriza. Automjetet që dorëzojnë mallrat dhe automjetet e ndërmarrjes Knauf të drejtohen në pikën e sigurisë në drejtim të HEC Spilje dhe HEC Globocica ose pikës së sigurisë përmes Boshkov Most, nga ku shoqërohen vetëm në territorin e zonës së krizës. Shkarkimi i mallrave do të bëhet ekskluzivisht nga persona që tashmë ndodhen në zonë të shpallur të krizës dhe shoferit të automjetit ose pasagjerit të tij , nuk do ti lejohet të largohen nga automjeti. Pas shkarkimit të mallrave, automjeti kthehet në një nga postet e sigurisë, i shoqëruar nga përcjellje policore, e pas dezinfektimit, I lejohet të lëvizë lirshëm jashtë territorit ku është deklaruar kriza. Në interes të ruajtjes së shëndetit të të gjithë qytetarëve, të gjithë qytetarët duhet domosdoshmërisht të ndjekin këto udhëzime për veprim.