Kushtetuesja dhe OJQ-të të ndara për abortin
Organizatat joqeveritare të cilat parashtruan nismën në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetueshmërinë e ligjit për ndërprerjen e shtatzanisë, nuk pajtohen me vendimin e kësaj gjykate se ligji nuk e ndalon abortin dhe nuk e vendos në pikëpyetje lirinë e vendosjes për abort, por vetëm e rregullon procedurën.....

Porosia e Gjykatës Kushtetuese me këtë vendim ishte se grate për shkak të funksionit reproduktiv nuk i gëzojnë të drejtat e garantuara me kushtetutë për të gjith qytetarët e vendit vlerëson sektori joqeveritarë.
“Edhepse neni dy i ligjit për ndërprerjen e shtatzanisë thot se gruaja ka të drejtë të vendosë për ndërprerjen e shtatzanisë ligjvënësi nuk është konsistent në këtë qëndrim pasiqë në pjesët tjera e kufizon këtë të drejtë duke theksuar se ndalohet abort para se të kalojnë dhjet javë nëse egziston rrezik për shëndetin e gruas dhe nëse nuk ka kaluar një vit nga aborti i mëparshëm” – tha Natasha Boshkova, nga Koalicioni i OJQ-ve.
Sipas sajë në ratsin e pare shteti vendoset në rolin e kujdestarit të gruas, duke theksuar se çka është mire për shëndetin e sajë e çka jo. Apo në pjesë që ka të bë me atë që gruaja brenda vitit të ketë të drejtë vetëm për një abort, në rastet kur ka qenë viktimë e dhunimit, apo nëse bëhet fjalë për shtatzani me deformitete të rënda, vehet në situata të sjell dy vendime ose të bëj abort jolegal ose të lindë atë fëmijë dhe tër jetën të jetoj me ato pasoja.
Ngjashëm shprehen edhe nga komiteti i Helsinkut në Maqedoni.
“Kushtetuta me të vërtetë garanton liri por është e dukshme se nuk ka kush ti mbrojë .Kushtetuta garanton dinjitet, garanton integritet fizik të gruas, garanton larine e vendosjes por njëri nga gjykatësit lejoi të thot se është kundër këtyre të drejtave kushtetuese, se është kundër të drejtës për abort” – deklaroi Neda Çallovska, nga Komiteti Helsinkit në RM.
Sipas sektorit joqweveritarë oblogimet për kërkesë e shkrim, këshillim të obliguar dhe pritja e lejes për abort që parasheh ligji paraqesin shkelej të së drejtës dhe tortur për gruan shtatzënë e cila dëshiron të abortoj për arsye të ndryshme që e kanë detyruar atë të sjell një vendim kaq të rëndë siç është aborti. (Gyltene Sinani, TVM2)
