Maqedoni
Filipçe: Masa të reja për institucionet shëndetësore dhe mjekët
17.03.2020 15:42
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, solli vendim për mobilizim, organizim dhe orar të punës...

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, solli vendim për mobilizim, organizim dhe orar të punës, ndryshim të vendeve të punës dhe kushteve të punës së institucioneve shëndetësore dhe punëtorëve të tyre, përfshirë edhe punonjësit privatë shëndetësorë, në përbërje të rrjetit të institucioneve publike shëndetësore. Gjithashtu parashihen edhe masa lidhur me shfrytëzimin e pajisjes mjekësore-teknike dhe mjeteve tjera mjekësore në pajtim me nevojat dhe masat për parandalimin e paraqitjes, vendosje, zbulim të hershëm, parandalimit dhe përhapjes së Kovid-19.
Në rast të orarit të përkohshëm të punës, punëtorët shëndetësorë dhe bashkëpunëtorët duhet të gjitha të drejtat dhe obligimet lidhur me punën e tyre t’i realizojnë në institucionin shëndetësor amë ose sipas nevojës të mobilizohen në institucion tjetër shëndetësor. Në bazë të vendimit të qeverisë obligohet Ministria e Shëndetësisë – Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, për vozitësit profesionistë të automjeteve për transport që hyjnë në RMV, të japë leje të veçantë ose protokoll të veçantë shëndetësor, me të cilin do të sigurojë regjim të veçantë shëndetësor dhe protokollar për hyrje në vend të këtyre personave.
Deklarata personale e dhënë paraprakisht konsiderohet e pavlefshme. Konform rekomandimeve, udhëzimeve dhe autorizimeve të Qeverisë, edhe NPSH Klinika Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare do të reduktojë programin operativ vetëm në intervenimet urgjente kirurgjikale. Të gjitha oraret në "Termini im" do të anulohen, përveç atyre me udhëzim urgjent për 24 h, si dhe lidhjet për plagët do të bëhen vetëm paraprakisht të caktuara nga ana e kirurgut përkatës.
BELINDA KOKA ADEMI
