Botë

Bashkimi Europian, mbyllen kufijtë për të parandaluar Kovid-19

17.03.2020 16:32

Bashkimi Europian ka sjellë vendim që kufijtë e vendeve të BE-së të mbyllen për një afat 30-ditor...

Bashkimi Europian ka sjellë vendim që kufijtë e vendeve të BE-së të mbyllen për një afat 30-ditor si mënyrë e vetme për të parandaluar virusin Korona. Presidenti francez, Emanuel Makron, pohoi se gjatë kësaj kohe nuk lejohet as të futen qytetarë, e as të dalin nga dhe jashtë BE-së. 
 
“Të gjitha udhëtimet në mes shteteve jashtë BE-së dhe atyre të BE-së do të ndalohen për 30 ditë. Ndërsa qytetarëve francezë brenda për brenda vendit do t’u lejohet t’i lëshojnë shtëpitë e tyre vetëm me kusht që të njëjtit të kenë ndonjë argument të fuqishëm për çfarë arsye kanë vendosur të dalin.”,- tha presidenti i Francës, Emanuel Makron.
 
Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, pohoi se lufta me virusin Korona duhet të kuptohet më seriozisht dhe se masat për lëvizje të qytetarëve duhet të hynë në fuqi menjëherë.
 
“Problemi me lëvizjen e qytetarëve është një problem serioz në luftën që po bën globi kundër kësaj sëmundje që ka mbyllur botën. Prandaj vërejtja e gjitha ekspertëve botërorë është se masa primare e cila duhet të sillet duhet të jetë parandalimi i lëvizjes së qytetarëve, edhe atë lëvizje ndoshta të panevojshme. Nëse këtë e zvogëlojmë, atëherë po rrisim mundësinë që sa më shpejtë ta zhdukim këtë problem.”,- deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.
 
Kryetari i Komisionit Europian, Ursula Fon Der Laejn, gjatë ditës së djeshme potencoi se masa e ndërprerjes së lëvizjes së qytetarëve duhet të vihet në funksion menjëherë.
 
“Nëse vazhdojmë të udhëtojmë pak, disa herë më shumë e zgjerojmë virusin nëpër të gjitha vendet ku do të udhëtojmë, prandaj mendoj se masa e ndërprerjes së lëvizjes së qytetarëve do të ndihmonte shumë në parandalimin e shpërndarjes së virusit, i cili na është shndërrua në problem global.”- tha ajo në video prezantimin para 27 vendeve anëtare të BE-së. 
 
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka pohuar se Italia është vendi më i prekur në BE nga kjo sëmundje, por potencoi se populli italian do të dinë si të dalë nga kjo luftë. Fjalimet e presidentit Makron dhe Merkel i kanë ndjekur afër 50 milion qytetarë. Ndalimi në zonën e Shengenit paraqet parandalim të lëvizjes në 22 vende anëtare të zonës së Shengenit, por këtë masë e kanë përkrahur edhe vendet që nuk janë pjesë e Shengenit, si Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni. 
 
FITIM KRYEZIU