Maqedoni
Tetovë, Shtabi i Krizës masa për mbrojtje nga Kovid-19
17.03.2020 17:14
Shtabit për Menaxhim me Kriza në komunën e Tetovës ka mbajtur mbledhje...

Shtabit për Menaxhim me Kriza në komunën e Tetovës ka mbajtur mbledhje, ku së bashku me të gjitha institucionet tjera publike që gravitojnë në komunën e Tetovës sollën këto vendime: do të vazhdohet me dezinfektime të rrugëve, shkollave dhe çerdheve, të mbyllen tregjet e hapura dhe të mbyllura nga dita e enjte. Kryetarja e Tetovës, njëherit edhe kryetare e Shtabit të Krizës, Teuta Arifi, theksoi se Spitali Klinik i Tetovës është përgatitur për t’i dhënë të gjitha shërbimet. Sipas Arifit, edhe Shtëpia e Shëndetit Publik do të hapë 10 punkte në të gjitha komunat rurale, me qëllim që t’u dilet në ndihmë banorëve të cilët mund të kenë nevojë.
“Spitali Klinik në Tetovë, sipas informacioneve të thëna këtu, është i kompletuar për t’i dhënë të gjitha shërbimet e nevojshme dhe në të njëjtën kohë vazhdojnë të jenë aktivë të gjitha ato numra telefoni që kanë të bëjnë me qytetarët që kanë nevojë për të paraqitur raste të veçanta ose dyshimet e tyre. Shtëpia e Shëndetit është në përgatitje e sipër të hapë mbi 10 pika në komunat rurale përreth Tetovës me qëllim që qytetarët e këtyre komunave të mos kenë nevojë që në rastin e parë të vijnë menjëherë në Qendrën Spitalore në Tetovë. Kryqi i Kuq do jetë pika kryesore sa i përket ndihmës së qytetarëve të izoluar dhe dëshirojmë të informojmë që kuzhina popullore e cila është aktive në kuadër të çerdhes “Teteks”, do të vazhdojë me ndarjen e paketave ushqimore për ata familjet të cilat janë në nevojë.”,- tha kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Po ashtu qytetarët vazhdojnë t’ju përmbahen rekomandimeve të fundit të qeveris, me ç’rast restorantet, kafenetë, bastoret nuk punojnë, ndërsa të hapura janë barnatoret dhe marketet. Deri më sot në qytetin e Tetovës nuk ka ndonjë rast që është identifikuar me virusin Covid 19.
VISAR SADIKI
