Shtyhet liberalizimi i tregut energjetik
Qeveria me ndërhyrje në ligjin aktual do të prolongojë liberalizimin e tregut energjetik ndërsa qëllimi kryesor sipas ministrit të ekonomisë Bekim Neziri është që të mbrohen konsumatorët e vegjël respektivisht amvisritë.......

Liberalizimi do të zhvillohet në dy etapa thotë Neziri.
"Sipas analizave të bëra në të kaluarën këtë fazë të liberalizimit, respektivisht hapja e plotë e tregut, do të shkaktojë një rritje drastike të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, dhe atë prej 17.7 për qind deri në 20 për qind. Për këtë arsye, dhe me qëllim të mbrojtes së konsumatorëve, Ministria e Ekonomisë propozoi, ndërsa Qeveria miratoi ndryshime në Ligjin për enenrgjetikë, me të cilat liberalizimi do të kryhet në dy etapa” – tha Ministri i ekonomisë, Bekim Neziri.
Etapa e parë ka të bëjë me prolongimin e liberalizimit të energjisë elektrike nga 1 janari 2015 deri në 1 korrikut të vitit 2016 thotë Neziri ndërsa etapa e dytë do të fillojë të implementohet nga 1 korriku i vitit 2016 dhe do të zbatohet në pesë faza deri në vitin 20120.
Me Ligjin aktual për Energjetikë amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël duhej që nga 1 1 janari 2015 të fitojnë të drejtën e kualifikimit, përkatësisht të drejtën e zgjedhjes së furnizuesit e tyre me energji elektrike. (Naim Ramadani, TVM2)
