Maqedoni
BFI: Pezullohet falja e Xhumasë në xhami
17.03.2020 18:04
Bashkësia Fetare Islame në vend pezullon të gjitha faljet e namazeve nëpër xhamitë e vendit...

Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, duke u bërë thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë që t’u shmangen tubimeve masive dhe të ndjekin udhëzimet e organeve kompetente, deklaroi se për të evituar përhapjen e pandemisë në xhami nuk do të falet as namazi i Xhumasë.
“Pezullohet falja e namazit të organizuar me xhematë nëpër xhamitë e vendit, por myezinët janë të detyruar të thirrin ezanin nëpër xhami në çdo kohë të namazit. Pezullohet falja e namazit të Xhumasë nëpër të gjitha xhamitë e vendit dhe për këtë besimtarët islamë kanë për obligim që në shtëpitë e tyre ta falin namazin e drekës. Në raste se xhenazja si pasojë e virusit Korona, ceremonia e varrimit të xhenazes bëhet nga organet kompetente, të përgatitura me mjetet e duhura, kurse falja e namazit të xhenazes dhe ceremonitë tjera sipas sheriatit islam bëhen pasi të bëhet varrimi. Ky rregull vlen edhe për ato kufoma që eventualisht vijnë nga jashtë vendit.”,- deklaroi Reis Ul Ulema Suleiman Efendi Rexhepi.
Rexhepi sqaroi se ezani do të thirret por besimtarët myslimanë deri në tejkalimin e kësaj situate duhet të falen në shtëpi.
SEDAT SELIMI
