Maqedoni
Dibra dhe Qendra zhupë, pas rasteve të reja lind nevoja për më shumë mjekë
17.03.2020 18:21
Dibranët kaluan edhe natën e katërt në shtet-rrethim, apo në karantinë...

Dibranët kaluan edhe natën e katërt në shtet-rrethim, apo në karantinë, virusi Korona nuk pyet kufi, ai në Dibër kalon prej lagje në lagje, duke trokitur derë në derë, për të gjetur shtrat për shtrirje, nga analizat dalin edhe katër persona të rinj me këtë virus modern që ka kapluar tërë botën.
Situata vazhdon të jetë e tendosur, kërkesat e qytetarëve janë si më të ndryshme, të pamundurit dhe skamnorët kanë nevojë për ushqim, blegtorët dhe transportuesit e mallrave kërkojnë edhe për ta lirimin e shtetrrethimit.
Numri i mjekëve të Dibrës që janë heronjtë e vërtetë është i vogël: nga Qeveria kërkohet mjek - epidemiolog dhe infektolog, ushqime për njerëzit në nevojë dhe të zbus shtet rrethimin e blegtorëve dhe transportuesit.
Për disa “endacakë” që sillen si guximtarë apo trima nëpër sheshin e Dibrës të ndalohet shëtitja e tyre, sepse ata janë më potencialit e shpërndarësit të virusit Korona.
Vendimi “Ri në shtëpi” për “endacakët” le të jetë qoftë edhe i dhunshëm.
ATLI DEMA
