Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: rritet në 31 numri i të prekurve nga virusi Korona

17.03.2020 18:36

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pasditen e sotme janë testuar 10 raste...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pasditen e sotme janë testuar 10 raste, pesë prej të cilëve kanë rezultuar të prekur me virusin Korona.

Pozitiv kanë rezultuar bashkëshortja e pacientit të diagnostikuar nga Shkupi dhe dy mjekë dhe dy infermiere nga Dibra, përkatësisht tërë personeli i ordinancës “Pediatria-D” e udhëhequr nga doktori Arben Agolli, ka rezultuar pozitiv në testet ndaj virusit Covid 19.

Ordinanca në fjalë është kthyer në karantinë dhe ajo do të jetë e izoluar për 14 ditë.

Me këtë rritet në 31 numri i të prekurve nga virusi Korona në Maqedoninë e Veriut.