Autobusët duhet të plotësojnë euro2 standardin
Nga shoqata e vozitësve të autobusëve privat mbështesin fuqishëm këtë iniciativë të Qeverisë, mirëpo përvec mbrojtjes së aspektit ekologjik, ata kërkojnë që të merret parasysh edhe kapaciteti ekonomik i shoferëve duke i’u ofruar ndonjë beneficion tjetër financiar.....

Megjithëse 1 prilli asocon në ditën e gënjeshtrave, pikërisht nga kjo datë e vitit të ardhshëm nuk do të shohim autobusët e vjetër në komunikacion, meqë sipas ndryshimeve të Ligjit për qarkullim rrugor, kjo do të jetë e ndaluar për të gjithë autobusët që nuk i përmbushin standardet ekologjike konform ligjit.
Nga shoqata e vozitësve të autobusëve privat mbështesin fuqishëm këtë iniciativë të Qeverisë, mirëpo përvec mbrojtjes së aspektit ekologjik, ata kërkojnë që të merret parasysh edhe kapaciteti ekonomik i shoferëve duke i’u ofruar ndonjë beneficion tjetër financiar.
“Mendoj që me gjithë atë që ndodhi në periudhën e kaluar ku Qeveria disa herë me rradhë e vazhdoi dhe lejoi importimin e Euro2 standardit për autobusët, një numër i madh i shoferëve diku 90% kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë blerë autobusë që i plotësojnë standardet që kërkon ligji. Kjo masë është e mirë megjithatë duhet pasur parasysh edhe kapaciteti ekonomik i shoferëve që në njëfarë mënyre t’iu mundësohen beneficione dhe kushte që ti përcjellin standardet e reja dhe ta përmirësojnë kualitetin si të autobusëve në aspektin teknik ashtu edhe në aspektin ekologjik” – deklaroi drejtori i shoqatës së autobusëve privatë” Liria e udhëtimit”, Lenin Jovanovski.
Në vazhdim drejtori i shoqatës së autobusëve “Liria e udhëtimit” Lenin Jovanovski shtoi se një numër i madh i autobusëve të vjetër tanimë vecse janë hedhur nëpër deponi, ndërsa të tjerët munden të voziten vetëm brenda për brenda qytetit për një kohë të caktuar në bazë të marrëveshjes por jo të fitojnë licenca për vozitje në linjë të qytetit dhe atë ndërkombëtare. Gjithashtu sipas tij egziston mundësia që të ndërrohen vetëm motorët e autobusëve të vjetër dhe të arrijnë standard më të lartë ekologjik pa mos blerë të reja, që do të thotë se nuk është patjetër intensivisht të ndërrohen automjetet në komunikacion.
Derisa drejtori i agjencionit të autobusëve privat në linjet e qytetit, Vojo Velevski është shprehur i gatshëm që të ndihmojë cdo shofer që nuk i përmbush kushtet ekologjike për të vazhduar të ushtrojnë punën e tyre nën udhëheqjen e MAKEKSPRES.
“Unë oficialisht nuk mundem të flas në këtë drejtim pasiqë kjo është vetëm një iniciativë e Qeverisë, mirëpo lirisht mund të them që në agjencionin ton të MAKEKSPRES, 90përqind e autobusëve janë ndërruar dhe i plotësojnë kushtet konform ligjit, megjithatë po edhe të hyjë në fuqi ky ligj, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë cdo shofer që është i regjistruar në linjën tonë të mos e largojmë, por ti mundësojmë të gjejnë ndonjë zgjidhje” - deklaroi drejtori i agjencionit të autobusëve privat “Makekspres”, Vojo Velevski.
Se do të gjejë zbatim ndryshimi i ligjit për qarkullim në komunikacion apo do të vazhdojë edhe më tutje qarkullimi i autobusëve të vjetër, këtë më bukur do ta dëshmojë 1prilli i vitit të ardhshëm. (Mensur Krasniqi, TVM2)
