Maqedoni

Samiti i Ballkanit Perëndimor 2020 organizohet përmes video konferencës

17.03.2020 19:24

Virusi Korona i ka detyruar kryeministrat e vendeve të Ballkanit që Samiti i Ballkanit Perëndimor 2020...

Virusi Korona i ka detyruar kryeministrat e vendeve të Ballkanit që Samiti i Ballkanit Perëndimor 2020, të organizohet përmes video konferencës.

Tema e diskutimit midis kryeministrave të 6 vendeve ishte si të tejkalohet kriza e pandemisë së virusit Korona.

Kryeministri Oliver Spasovski tha se janë marrë masat për mbylljen e kufijve për të ulur intensitetin e përhapjes së CoVid-19. 

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në këtë krizë pandemie ku shtetet po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, Kosova e kupton se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë.

Kjo konferencë është organizuar nga Kancelari Austriak Sebastian Kurtz, në të cilën morën pjesë edhe komisioneri evropian Varhelyi, ministri i punëve të jashtme të Austrisë, Schallenberg, ministrja për BE-në, Edtstadler, dhe të gjithë kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.