Botë
Rasti i parë i KOVID-19 në selinë e KB-së në Vjenë
17.03.2020 21:37
Në selinë e KB-së në Vjenë, u konfirmua rasti i parë i infektimit me KOVID-19...

Në selinë e KB-së në Vjenë, u konfirmua rasti i parë i infektimit me KOVID-19, ndërsa shërbimi shëndetësor në selinë e organizatës, publikoi se infektimi u konfirmua te një pastruese e punësuar nga një kompani jashtë sistemit të KB-së.
Ajo më 2 mars është paraqitur se është e sëmurë, ndërsa paraprakisht ka pastruar 13 hapësira në katin e 10, ndërtesa B, e cila është pjesë e Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB).
Autoritetet shëndetësore austriake fillimisht mendonin se bëhet fjalë për grip dhe tani e kanë njoftuar shërbimin mjekësor në selinë e KB-së, se gruaja është pozitive në KOVID-19.
Selia e KB-së në Vjenë i ndjek masat e Qeverisë austriake dhe e minimizon numrin e personelit, që momentalisht punon në ndërtesë, ndërsa të tjerët janë dërguar të punojnë nga shtëpia./mia
