Maqedoni

Filipçe, pesë raste të reja me virusin Korona

17.03.2020 21:05

Konfirmohen edhe pesë raste me virusin korona në vend, duke e rritur në 31 numrin e të infektuarve...

Këtë e konfirmoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sipas të cilit katër të infektuarit janë puntor shëndetësor nga Dibra dhe rasti i pestë është gruaja e pacientit i cili është diagnostifikuar me virusin Korona në Spirtalin Zhan Mitrev. 
 
“Numri i përgjithshëm i të infektuarve në shtetin tonë arrinë në 31. Nga 5 të sëmurit e ri përveç katër puntorëve shëndetësor nga Dibra, pozitiv ka rezultuar edhe bashkëshortja e pacientit të diagnostifikuarit testin e të cilit e konfirmuam nga spitali Zhan Mitrev dhe ajo do të hospitalizohet në klinikën e sëmundjeve infektive”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. 
 
Ai poashtu bëri të ditur se tanimë kanë arritur 10 persona nga 200 që priten të vinë nga vendkalimi  kufitar Deve Bair dhe në mesditë nga Brukseli ka ateruar një aeroplan ku  ka informata se ka shtetas të RMV-së me simptome të virusit korona.
 
“Kan arritur rreth dhjet dhe pritet edhe të tjerët të vijnë në orët në vazhdim. Poashtu ka arritur një aeroplan nga Brukseli në të cilin kemi informacione se ka më tepër njerëz me simptome të gripit. Bëhet skrining i të gjith udhëtarëve. Ata që kanë simptome do të dërgohen në klinikën infektive për tu testuar dhe derisa nuk arrijnë rezultatet të gjith udhëtarët tjerë do të presin në aeroport”, theksoi Filipçe.
 
Filipçe më tej shtoi se në spitalin e Dibrs do të shkojnë në ndihmë dy mjek nga pulmologjia, për tu përballur epidemia në këtë qytet ku është shapllur gjendje krize.
 
Për shkak të afërsisë me Dibrën Janë paraparë edhe testime shtesë në rajonin e Strugës, përkatësisht në Llabunishtë.
 
Filipçe poashtu bëri të ditur se nuk do të anulohet vaksinimi i foshnjeve dhe fëmijëve parashkollor nga kuadri shëndetsor i trajnuar për raste të tilla. 
 
FLUTURA LATIFI